Shahini në takim me Gjeloshajn: Kosova ka bilancin më të mirë tregtar me Malin e Zi

Prishtinë | 16 Maj 2024 | 11:56 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, vizitoi Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), ku u  prit nga kryetari Agim Shahini, raporton Ekonomia Online.

Shahini në këtë takim ka thënë se Kosova ka bilancin më të mirë tregtar me Malin e Zi. Ai ka ndarë mirënjohje për Gjeloshajn.

“Kemi diskutuar mundësinë për investime të kosovarëve në Mal të Zi. Kosova ka bilancin më të mirë tregtar me Malin e Zi dhe dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që konsumojnë prodhime të Kosovës dhe komunitetin shqiptar atje të cilët po japin kontribut në rritjen e investimeve në Mal të Zi. Ndaj nëse krahasojmë me një vit më herët Kosova ka eksportuar rreth 8 milionë më shumë në Malin e Zi. Sipas statistikave që ka AKB-ja leje të punës kanë marrë rreth 43 qytetarë që janë duke punuar me leje të punës. Në sezonë shumë kosovarë shkojnë atje, punojnë dhe ne në Mal të Zi nuk nuk jemi vetëm si pushues po jemi edhe si investitorë. Jemi edhe si eksportues të produkteve tona, prandaj në emër të kontributit të dhënë z. Gjeloshaj tashmë si zv. kryeministër i shtetit dhe ofertën që ofron siguri që e ofron për investitorët kosovarë atje. AKB-ja  ka shprehur gatishmëri dhe vlerësim të madh për këtë figurë e që është një garanci për investitorët kosovarë atje dhe e kemi ndarë një mirënjohje për t’ia dhënë Zv. kryeministrit. Ky është vlerësim i bizneseve të Kosovës, atyre që kanë ardhur dhe po vijnë në Mal të Zi dhe po e ndjejnë veten të sigurt”, ka thënë Shahini.

“Kosova me Malin e Zi ka 45 milionë eksporte”, ka thënë Shahini.

Zv. kryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojnë me bizneset nga Kosova.

“Takimin e punës e kemi përfunduar i kemi quar mesazhet e bashkëpunimit. Do të jemi të hapur për bizneset nga Kosova. Ju falënderoj shumë për dhuratën, vlerësimin, takimin dhe që do të takohemi përsëri në Mal të Zi duke promovuar investimet e tuaja”, ka thënë Gjeloshaj.

Të ngjashme