Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshëm por vetëm të rregullta dhe atë ne gjysma e dytë e janarit eventualisht në shkurtë 2025, raporton Ekonomia Online.
Përmes një postimi në Facebook, Shahini ka thënë se “Presidenti i Kosovës sipas kushtetutës duhet të caktojë datën e zgjedhjeve të rregullta gjashtë muaj përpara në konsultim me partitë politike parlamentare”.
Lidhur me zgjedhjet parlamentare të Kosovës 2025 ,Shahini ka theksuar se koha reale e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë është muaji janar-shkurtë.
“Presidentja tashmë ka ftuar dhe caktuar të mërkurën nga ora 14:00 takimin e parë konsultative me partitë politike për caktimin e mundshëm të datës për zgjedhjet e rregullta, mirëpo nga disa parti opozitare, parlamentare do të kërkojnë zgjedhjet të parakohshme”, shtoi ai.