Shahini: Protestat e bizneseve janë për zhvillim, jo destabilizim

Prishtinë | 29 Maj 2025 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka thënë se barikadat ishin veprime politike dhe kriminale që synonin minimin e sovranitetit të Kosovës, ndërsa protestat e bizneseve janë reagime legjitime për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie.

Shahini theksoi se bizneset janë shtyllë e stabilitetit dhe kërkoi dialog të hapur me institucionet për të forcuar ekonominë e vendit.

Ai u bëri thirrje të gjithë aktorëve që të mos i barazojnë protestat legjitime me veprime destabilizuese, pasi kjo nuk i shërben as shtetit, as shoqërisë.

Të ngjashme