Shahini: Slogani ‘Liria ka Emër’ fuqizohet me zgjedhjet e sotme në Amerikë

Prishtinë | 05 Nën 2024 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini ka deklaruar se slogani ‘Liria ka Emër’ është fuqizuar me zgjedhjet e sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Shahini ka thënë se ky slogan do të forcojë edhe më shumë zgjedhjet e reja në Amerikë.

“Këto zgjedhje në Amerikë kanë rëndësi të veçantë për krejt botën demokratike, zgjedhjet sot do i japin zgjidhje botës së trazuar me luftën në Ukrainë, Rusi, Rripin e Gazes Israel Palestinë si dhe dialogut  Kosovë -Serbi dhe fundin e çlirimtarëve në Hage, katër vite në Hagë për Çlirimtarë është sprova me e madhe për UÇK Kosovë dhe demokracinë Botërore”, ka thënë Shahini.

Të ngjashme