Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiç, me ç’rast u theksua se sa i përket bashkëpunimit ekonomik Kosova dhe Sllovenia, qëndrojnë mirë, raporton Ekonomia Online.
“Ekonomia dhe bizneset e Kosovës e kanë model biznesin e Sllovenisë”, ka thënë ndër tjera Shahini.
“Ne jemi këtu për të rritë besimin dhe garancinë se do jemi partnerë me sektorin privat nê tê mirë të zhvillimit ekonomik të dy shteteve tona”, shton ai.
Postimi i plotë:
Kryetar i AKB-ës z.Agim Shahini u takua me Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, z.Urshka Klakoçar Zupançiç.
Ekonomia dhe bizneset e Kosovës e kanë model biznesin e Sllovenisë,kosovarët e mirëpresin bashkëpunimi me bizneset e vendit tuaj, kemi bashkëpunimi të hapur dhe korrekt në të gjitha fushat jetësore me Republikën e Sllovenisë tha Shahini.
Z.Zupançiç falenderoj biznese dhe konsumatorët e Kosovës qe bashkëpunojnë me bizneset e Sllovenisë dhe ne jemi këtu për të rritë besimin dhe garancinë se do jemi partnerë me sektorin privat nê tê mirë të zhvillimit ekonomik të dy shteteve tona.