Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike të Bursës BTSO, İbrahim Burkay.
“Kosova është një vend i sigurt për investitorët dhe më shumë potencial bashkëpunues për bizneset e Turqisë.Bizneset e juaja janë në Kosovë shumë mire të pozicionuara si në sektorin prodhues, ndërtues, tregtar, shërbyes ashtu edhe në infrastrukturë e sektorin financiar, ku janë liderë me shërbimet e tyre që ofrojnë për bizneset dhe qytetarët s Kosovës”, ka deklaruar Shahini gjatë takimit.
Ndërkaq, kryetari i Odës ekonomike turke, Burkay tha se janë shumë të interesuar për Kosovën dhe Ballkanin si treg i rëndësishëm për bizneset.
“Ne po fillojmë një fazë të re për investimet e bizneseve jashtë shtetit të Turqisë dhe për këtë kanë mbështetje edhe shtetërore të cdo operatori ekonomik turk që ka projekte për zgjerimin e aktiviteteve zhvillimore prodhuese dhe tregtare jashtë vendit tonë”, ka theksuar Burkay.