Shahini: Vetëm Ministria vendos për mbylljen e shkollave

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë Besa Shahini, ka reaguar pas mbylljes së shkollës private “Udha e Shkronjave” në Tiranë.

Me këtë rast Shahini tha se kjo ka ndodhur pa leje të institucionit që drejton.

Ajo theksoi se kësaj shkolle do t’i hiqet licenca.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për dy javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën “- tha Shahini.

E para e Arsimit në Shqipëri shton se nxënësit e kësaj shkolle do të transferohen në një shkollë tjetër.

“Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë “- shtoi ajo.

“Udha e Shkronjave”, është mbyllur dje me urdhër të drejtorit të kësaj shkolle për dy javë, siç ka thënë ai për shkak të situatës me koronavirus.

https://www.facebook.com/shahinibesa/posts/2507718456151919
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme