Nëpër rrjetet sociale u shkruajt për një rrahje mes kryetarit të Bujanocit, Shaip Kamberi dhe një mjeku shqiptar.
Përleshja shkruhej të ketë ndodhur në zyrën e kryetarit, e si pasojë e kësaj përleshje fizike thuhej të ketë qenë konkursi i fundit për pranimin e mjekëve në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.
Klan Kosova për këtë çështje ka kontaktuar me Kamberin, i cili mohoi të jetë përleshur me ndokënd.
“Nuk ka pasur kurrëfarë përleshje fizike. Mediat opozitare e kanë publikuar një informacion nga thashethemet dhe është shpërndarë nga disa profile të rreme në Facebook”, tha Kamberi nëpërmjet telefonit.