Fshati Shajkoc i Podujevës, njihet për aktivitete të ndryshme. Banorët e këtij fshati herë pas here ndërmarrin aksione bamirëse, pastrimi, por edhe në fushën e arsimit.
Iniciativa e fundit e banorëve të këtij fshati ka lindur nga mërgata.
Ata kanë vendosur që të krijojnë një fond për ndarjen e bursave për studentët e dalluar që vijnë nga ky fshat, raporton EkonomiaOnline.
Ky është postimi pa ndërhyrje i Mërgatës së këtij fshati:
Mërgata Shajkoci, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës ndanë bursa për studentët e dalluar të fshatit tonë.
Duhet të plotësohen këto kushte:
-Të jetë me vendqëndrim të përhershëm në Shajkoc,
-Të ketë minimumi vitin e parë të përfunduar me të gjitha provimet
-Të ketë notën mesatare mbi 9,0,
Bursa është 500€ në vitë, por do të ipet me këste nga 1 tetori 2019 deri në 1 korrik 2020 për çdo muaj nga 50€.
Studentët të cilët plotësojnë këto kushte deri me 12 gushtë 2019 do ta ken të garantuar bursën, pas ksaj date nuk vlen për vitin shkollorë akademik 2019/2020.
Dihet që janë kritere të larta për momentin, por këto janë mundësitë tona, nëse rritet fondi i ,,Mërgatës Shajkoci“ shpresojmë ta zbusim edhe kriterin e dhënës së bursave.
Çdo donatorë që lajmërohet për ngritjen e nivelit të arsimimit të rinisë tonë është i mirë se ardhur.
Karlsruhe, 12.06.2019