Shakira rrezikon të dënohet me burg, kjo është arsyeja

Prishtinë | 29 Kor 2021 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Shakira mund të përballet me gjyqin në Spanjë për pretendimin e shmangies së taksave në vlerë prej 13 milionë funteve (15.2 milionë euro).

Prokurorët spanjollë akuzojnë këngëtaren 44-vjeçare kolumbiane për gjashtë vepra penale, të cilat mund të rezultojnë në burg nëse ajo dënohet, shkruan DailyMail.

Ata pretendojnë që prodhuesja e hitit “Hips Don’t Lie” ndaloi pagimin e taksave në Spanjë në vitet 2012, 2013 dhe 2014.

Shakira ka thënë më parë se gjatë atyre viteve ajo jetonte në Bahamas dhe nuk ishte banore e Spanjës, vetëm duke vizituar vendin ‘në mënyrë sporadike’.

Tani një gjykatës ka përfunduar se ka ‘indikacione të mjaftueshme’ që Shakira të shkojë në gjyq për gjoja shmangien e pagesës së 14.5 milionë eurove, raporton Euro Weekly.

Besohet se Shakira ka në plan të paraqesë një apel në Gjykatën e Barcelonës kundër vendimit.

Muzikantja ka këmbëngulur më parë se ajo është e pafajshme për evazion fiskal pasi u mor në pyetje nga një gjykatës spanjoll.


Të ngjashme