Shakira shihet e përlotur në një dyqan në New York

EXCLUSIVE: Shakira seems to be in an expressive mood while shopping for chocolate at the M&M'S World New York on March 10, 2023 in Times Square, New York City. Shakira arrived to the store after appearing on an episode of "Jimmy Kimmel Live". Pictured: Shakira Ref: SPL5529279 100323 EXCLUSIVE Picture by: Felipe Ramales / SplashNews.com Splash News and Pictures USA: +1 310-525-5808 London: +44 (0)20 8126 1009 Berlin: +49 175 3764 166 [email protected] World Rights
Prishtinë | 16 Mar 2023 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Shakira dukej se shpërtheu në lot në dyqanin M&M të New Yorkut pas performancës së saj të parë ‘live’ të këngës së saj që ia dedikoi ish-partnerit Gerard Pique.

Kënga e hit e yllit kolumbian ka referenca të shumta për ish-in e saj pas ndarjes së tyre të hidhur.

Të premten e kaluar, këngëtarja e “Hips Don’t Lie”, 46 vjeçe, ka performuar ‘diss’-in e saj “Bzrp Music Sessions, Vol. 53” me një veshje lëkure në “The Tonight Show”, shkruan The Sun.

Shakira, e veshur me një kapele bejsbolli dhe një bluzë të zezë, i çoi djemtë e saj të cilët i ndan me ish-Pique – Milanin, 10 vjeç dhe tetë vjeçarin Sasha – në dyqanet M&M në Times Square.

Ndërsa djemtë e saj shikonin ofertat e mëdha të çokollatës, humori i Shakirës nuk dukej aq i ëmbël sa ia mbulonte fytyrën.

Ajo u pa duke qarë dhe dukej e tronditur ndërsa fliste me një grua të paidentifikuar në dyqan.

Ajo dhe ish-ylli i Barcelonës, 36-vjeçari, Pique, u ndan pas një romance 11-vjeçare qershorin e kaluar përpara se ai të zyrtarizonte lidhjen me të dashurën e re Clara Chia.

Të ngjashme