Shala: Çdo paralajmërim për masa nga Serbia dhe Bosnja për masa, do ta marr përgjigjen e njëjtë edhe nga Qeveria e Kosovës

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, iu është përgjigjur edhe një herë Serbisë dhe Bosnjës për taksën se, Kosova do të vazhdojë me masa deri sa këto dy shtete të kuptojnë dhe ta pranojnë Kosovën si shtet.

Ai ka shtuar se çfarëdo veprimi që mund të marrin këto, nuk do të jetë risi për Kosovën, pasi janë veprime që po i bëhen Kosovës tash 19 vite.

“Secili veprim që mund të merret nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kundrejt ekonomisë së Republikës së Kosovës është asgjë më shumë veq se emërtim i praktikave që janë duke u zbatuar për 19 vjet nga këto dy shteteve. 
Çdo paralajmërim për masa nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, do ta merr përgjigjen e njejtë edhe atë në kohë rekorde nga Qeveria e Kosovës. 

Kosova tashmë është shtet dhe këtë duhet ta kuptojnë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, dhe këto dy vende më nuk do duhej të tolerohen të përdorin politika të dyfishta. 
Luftimi edhe i vet qenies së Republikës së Kosovës ka ndodhur që nga pas lufta nga këto dy shtete, Kosova si shtet do ti përgjigjet secilit veprim të këtyre dy shteteve”, ka shkruar Shala në Facebook.

Të ngjashme