Ka më shumë se tre ditë që kur Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka mbetur pa zot shtëpie. Kjo pas dorëheqjes së shefit të AKI-së, Agron Selimajt. Ai të premten për shkaqe personale i raportoi presidentit të vendit si dhe kryeministrit të tij për dorëheqjen e tij.
Por arsyet e dorëheqjes që Selimaj i ka thënë në letrën e tij, po duken banale për Haxhi Shalën, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.
Shala është shprehur se nuk e ka pritur dorëheqjen e Selimajt nga kreu i AKI-së në kohën kur Kosova po ballafaqohet me kërcënime të mëdha.Ai ka thënë se Selimaj duhet që publikisht të dal e t’i tregojë arsyet e vërteta të dorëheqjes së tij.
“Ne si komision as sot nuk kemi dokument zyrtar për dorëheqjen e drejtorit të AKI-së. As që e kemi pritur dorëheqjen e tij, sidomos në këto kohëra në të cilën gjendet sot Kosova. Sidomos pas veprimeve që po i bënë Serbia ne Mitrovicën e Veriut. Në këto momente nuk i është dashur vendit një dorëheqje e tillë”, ka thënë Hoxha.
Kreu i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë ka thënë se nëse shefi i AKI’së nuk i tregon arsyet e vërteta rreth dorëheqjes së tij, atëherë vet Shala do t’i prezantoj në opinion opinionet e tij rreth kësaj dorëheqje.Shala tha se largimi i Selimajt nga AKI ka ardhur si pasojë e presionit që i ka ardhur nga shteti.
Ai shtoi se edhe Presidenti i vendit duhet të deklarohet rreth dorëheqjes së Selimajt.
“Besoj që ish drejtori tashmë i AKI’së, do t’i japi sqarimet e tija rreth dorëheqjes. Nuk janë sqarime ato që ai i ka dhënë në letër. Edhe presidenti duhet ta tregoj të vërtetën se përse ka dhënë dorëheqje drejtori i AKI’së, atëherë për një kohë shumë të shkurtër unë do t’i them informatat që i posedoj lidhur kësaj çështjeje. Po pres nga zt. Agron Slimaj që ta sqarojë opinionin pse në këtë kohë ka dhënë dorëheqje”, ka thënë për Express, Haxhi Shala.