Ekonomia Online
FUNDIT

Shala: Duket që paqja në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk do të ruhet pa Amerikën

Shala: Duket që paqja në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk do të ruhet pa Amerikën

Analisti kosovar, Blerim Shala, po vlerëson se paqja në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk do të arrihej asnjëherë pa Amerikën. Derisa shkruan opinion për Klankosova.tv, për gjendjen e krijuar atje, sipas tij, paqja madje as s’do të mund të ruhet pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ajo paqe, në vitin 1995, nuk do të mbërrihej kurrë […]

Analisti kosovar, Blerim Shala, po vlerëson se paqja në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk do të arrihej asnjëherë pa Amerikën.

Derisa shkruan opinion për Klankosova.tv, për gjendjen e krijuar atje, sipas tij, paqja madje as s’do të mund të ruhet pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ajo paqe, në vitin 1995, nuk do të mbërrihej kurrë pa Amerikën. Dhe duket që as kjo paqja e tanishme, e vitit 2021, nuk do të ruhet pa Amerikën”.

Sipas Shalës zhvillimet e fundit tensionuese në Bosnjë dhe Hercegovinë ose do të sjellin luftë ose stabilizim të rajonit.

“Ende pa u përfunduar ky vit, mund të konkludohet që këto anë të Evropës kanë grumbulluar aq shumë probleme dhe tensione, të cilat mund të marrin trajtat e shpërthimeve të rrezikshme, ose edhe mund të shfrytëzohen si shkas për një mobilizim më të madh politik dhe diplomatik të Perëndimit për të stabilizuar një herë e mirë Ballkanin Perëndimor”, ka vazhduar Shala.

Shala për këtë çështje thotë se do të duhej të ndodhnin reforma politike dhe legale që kërkon pajtimin e përfaqësuesve të shteteve fqinje.

“Në rastin e Bosnjës dhe Hercegovinës, duhet të ndodhë reforma politike dhe legale, e cila kërkon pajtimin e përfaqësuesve të tre popujve konstitutiv (boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve), dhe të dy shteteve fqinje (Kroacisë dhe Serbisë)”, është shprehur ai.

Të ngjashme