Deputeti nga partia Nisma Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se e mbështetë Kryeministrin Ramush Haradinaj për taksën prej 100 për qind, sepse kjo gjë ia ka çelë sytë Serbisë.
Ai këto komente i bëri në emisionin Sytë 7 duke shtuar se pala kosovare nuk duhet të ngutet sepse edhe Serbia ka interes të veçantë që t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën në mënyrë që të futet në BE.
“Tashmë taksa ka kaluar në një nivel tjetër. Është Kryeministri Haradinaj ai që është duke u marrë me këtë çështje dhe unë mendoj se kjo çështje i takon Qeverisë”.
“E mbështesim vendosjen e taksës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina deri në atë moment që e ka arrit efektin e saj”.
“Të gjitha delegacionet që kanë ardhur nga shtetet mike, të gjitha janë të interesuara që Kosova të ulet në dialog me Serbinë”.
“Ndërsa Serbia kërkon që të hiqet taksa për të vazhduar dialogun dhe taksa duket se ia ka çelur sytë Serbisë”.
“Edhe Serbia ka interes që t’i normalizojë raportet me Kosovën në mënyrë që të bëhet pjesë e BE-së”.