Gjykata Speciale së fundi ka ftuar edhe deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala.
Por pas kësaj ftese që mori Shala, deklaroi se Gjykatës Speciale duhet t’i jepet mandate shtesë për hetimin e të gjitha krimeve në Kosovë.
Madje sipas tij atëherë do të duhej të thuhej se ka një drejtësi ndërkombëtare.
“Unë besoj që kërkesa për ndryshimin e mandatit të Gjykatës është e drejtë, gjykatës t’i jepet mandat shtesë për t’i hetuar të gjitha krimet. Atëherë do të mund të thuhej se ka një drejtësi ndërkombëtare. Sipas kësaj që po ndodhë me ushtarët e UÇK-së, thua ti se vetëm ne jemi ata që kemi bërë krime në Kosovë”, ka thënë Shala në RTK.
Tutje ai shtoi se siç edhe po shihet Gjykata është krijuar për të dënuar UÇK-në dhe ushtarët e saj.