Republika e Maqedonisë Veriore ka marrë vendim për heqjen e ndalesës së eksportit të peshkut nga Kosova, kjo ndodhi pasi që ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, iu ka përgjigjur me masa reciproke duke ndaluar mjaltin dhe pataten e këtij shteti të futet në Kosovë.
Pas këtyre masave reciproke nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut ka reflektuar duke eliminuar ndalesën e peshkut pas takimit që kanë pasur dy palët.
Pas vendimi të Maqedonisë së Veriut për heqjen e ndalesës së eksportit të peshkut nga Kosova edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit të mjaltit dhe patates nga ky shtet.
Vendimin mund ta gjeni ne këtë link:https://mti.rks-gov.net/desk/inc/media/C06BADA1-F776-41CA-9A4A-70DC3F9448E2.pdf