Shala i përgjigjet Musliut: Taksa e ka arritur efektin, importet nga Serbia e Bosnja kanë rënë

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 12:29 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i është përgjigjur deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu në efektin e taksës 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjës, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se MTI-ja ka realizuar 1000 inspektime të cilat veprojnë në tërë territorin dhe janë verifikuar të gjitha produktet e importuara.

Shala tha se çdo ditë po vazhdojnë monitorimin e secilit produkt.

Ai tha se efekti i taksës ka qenë i dukshëm pasi që importi nga dy shtetet ka rënë.

“Që nga 21 nëntor kur është nxjerrë vendimi për vendosjen e masës 100 për qind, ministria ka ndërmarrë të gjitha vepriemt për zbatimin e këtij vendimi. Si rrjedhojë MTI-ja ka realizuar 1000 inspektime të cilat veprojnë në tërë territorin dhe janë verifikuar të gjitha produktet e importuara. Inspektimet po bëhet me inspektoratet komunale. Me qëllim të heqjes së çdo dyshimi për kontrabandë, gjatë shkurtit kam nxjerrë urdhëresë ku janë të detyruat të verifikojnë produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja. Kjo urdhëresë është në fuqi edhe tash. Çdo ditë inspektoret po vazhdojnë monitorimin e secilit produkt”, tha Shala.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/838675399827879/

Të ngjashme