Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ia ka rikujtuar kryeiministrit të Kosovës, Albin Kurti, arsyet pse e kanë shtyre qeverinë e Kosovës të vendos masen 100% për prodhimet serbe.
Shala në seancën e jashtëzakonshme plenare ka thënë se Serbia u bën presion vendeve tjera që të revokojnë njohjen e Kosovës. Ai ka thënë se këto dy shtete punojnë më shumë zell kundër vet ekzistencës se Kosovës.
Shala i cili në qeverinë e kaluar ishte ministër i Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se në dy vitet e fundit janë bërë shumë përpjekje në mbështetje të prodhuesve vendor.
Fjalimi i plotë i Shalës:
Kosova ka një bilanc negativ tregtar. Në dy vjetët e kaluara, janë bërë shumë përpjekje dhe punë në përmirësimin e këtij bilanci tregtar, në dy vjetët e fundit janë përkrahur prodhuesit vendorë, si me masa mbrojtëse poashtu edhe në investime kapitale. Në dy vjetët e fundit është bërë punë e madhe në adresimin e të gjitha barrierave tregtare, tarifore dhe jo tarifore, me të cilat janë përballur prodhuesit kosovarë dhe ekonomia jonë në përgjithësi gjatë eksportit. Të gjitha problemet e ekonomisë sonë janë ngritur në të gjitha instancat vendore dhe ndërkombëtare. Gjatë vitit 2018,Republika e Kosovës si kryesuese e CEFTA-s, të gjitha këto probleme i ka paraqitur po ashtu edhe pranë këtij organizmi. Gjatë vitit 2018, ne gjithashtu këto barriera tarifore dhe jotarifore i kemi ngritur edhe në institucionet tjera të Bashkimit Evropian. Fatkeqësisht, ka munguar vullneti për eliminimin e këtyre barrierave nga ana e Serbisë dhe BIH. Si rezultat i heshtjes së Serbisë dhe BIH=në këto çështje, alternativë e vetme e mbetur ka qenë marrja e masave mbrojtëse. Fatkeqësisht vetëm pas marrjes së këtyre masave, pabarazia në tregje dhe mosrespektimi i marrëveshjeve është ngritur në nivelet meritore. Të nderuar deputet, të ju kujtoj që MTI i ka propozuar Qeverisë së Republikës së Kosovës që të ndërmarrë masa mbrojtëse për shumë produkte, duke mos përjashtuar edhe disa masa të përkohshme mbrojtëse, e kjo me të vetmin qëllim, për të mbrojtur prodhuesit kosovar dhe ekonominë kosovare në përgjithësi, nga konkurrenca e padrejtë, dhe të gjitha këto janë bërë para vendimit për masën 100% . Për më tepër, të nderuar deputet dhe ju qytetarë të Republikës së Kosovës, deri në vitin 2018, në Republikën e Kosovës kanë hyrë dhe janë tregtuar mallrat të cilat në deklaracionin e tyre, iu kanë referuar Kosovës me terma jokushtetues e ofendues, në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi, si “Kosova Metohi, Unmik 1244, apo me emra të qyteteve, etj”. Ne,në atë kohë si Ministrie Tregtisë dhe Industrisë, i kemi kryer obligimet tona kushtetuese e ligjore dhe kemi ndaluar futjen e mallrave të tilla për tregtim në territorin e Republikës së Kosovës. Të gjitha këto vendime, janë marrë para vendosjes së masës 100%. Kryeministër,duke marrë parasysh se kohëve të fundit, keni ndryshuar dhe jeni transformuar në një personalitet komplet tjetër, në një Albin tjetër dua të të kujtoj saktësisht se cilat kanë qenë arsyet për vendosjen e masës 100% nga ana e Qeverisë së Kosovës! Shala i thotë Kurtit se ka ndryshuar shumë dhe është transformuar në një personalitet tjetër Serbia dhe BIH vazhdimisht u bëjnë presion vendeve të tjera që të revokojnë njohjen e pavarësisë sëKosovës. Serbia çdo ditë punon për të zhbërë edhe vetë qenien e shtetit të Kosovës. Serbia dhe BIH sabotojnë përpjekjet e Kosovës për anëtarësim nëtë gjitha agjencitë relevante ndërkombëtare,e sidmos në ato për sigurinë e brendshme dhe rajonale. Serbia vazhdimisht kërcënon dhe frikëson qytetarët e komunitetit serb të Kosovës të cilët janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarët tjerë që mbështesin autoritetin kushtetues dhe ligjor të institucioneve të Kosovës. Serbia në mënyrë të paligjshme mbështet, financon dhe kontrollon strukturat e paligjshme paralele që ndërhyjnë në rendin kushtetues dhe ligjor të Kosovës. Transportuesit kosovarë nuk lejohen të shfrytëzojnë Serbinë si tranzit drejt tregjeve të BE-së, duke shkelur kështu nenin 1 paragrafi (D) të marrëveshjes së CEFTA-s. Ky veprim, gjithashtu është edhe në kundërshtim me normat e BE-së për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, punës dhe kapitalit. Çka do të bëni ju për këtë kryeministër dhe qeveria juaj. Serbia dhe BIH kanë shkelur vazhdimisht Marrëveshjen e Brukselit mbi përfaqësimin rajonal, duke u mohuar përfaqësuesve të Republikës së Kosovës (përfshirë këtu edhe deputetët, ministrat dhe përfaqësuesit tjerë të institucioneve të Kosovës) të drejtën për të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në vendet tjera të rajonit por dhe në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Serbia refuzon të përmbushë marrëveshjet mbi procedurat doganore, përfshirë edhe ato që lidhen me vulat doganore. Si rezultat i kësaj, deri në nëntor të vitit 2018 produktet serbe kanë hyrë në Kosovë pa paguar taksat doganore dhe TVSH-në, duke e privuar Kosovën nga të hyrat tatimore