Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka deklaruar se me ligjin për pronat publike, të nëntorit të vitit të kaluar, zyra e kryeministrit përvetëson kompetencat për menaxhimin e pyjeve.
Këto kompetenca, siç bën të ditur Shala, i takonin Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Pyjeve, sipas ligjit për pyje.
“Kjo jo vetëm se është absurde, duke miratuar brenda shtatë muajsh dy ligje në konflikt me njëri-tjetrin, por është edhe e rrezikshme sepse shpërfaq tendencën për centralizimin e kompetencave në zyrën e kryeministrit” shkroi Shala, në Facebook.