Shala: Me Projektligjin për masat e përkohshme do të falimentojnë bizneset

Prishtinë | 20 Tet 2022 | 11:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala thënë se Projektligjin për masat e përkohshme për produkteve bazike mund të përdoret për të falimentuar bizneset.

Shala, tha se ideja për të nxjerr këtë ligj është interesante, por sipas tij, mënyra se si është shkruar e ndarë në nene, ideja e humb kuptimin e logjikën.

Shala gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës u shpreh se ky Projektligj është i dëmshëm për ekonominë, konsumatorët dhe operatorët.

“Në situata të caktuara, ky ligj mund të përdoret kundër bizneseve për mënyrën dhe ruajtjen e konkurrencës apo për falimentimin e bizneseve të caktuara importuese apo importuese. Komisioni ka të drejtë deri në ndërhyrjet vullgare në treg, e cila paraqet ndërhyrje në ekonominë e tregut të lirë”.

“Projektligji nuk parasheh përfshirjen e grupeve të interesit, apo shoqatën e konsumatorëve, prodhuesve e kështu me radhë. Në këtë situatë që është, pra me këtë pozicion të draftligjit që kemi, PDK-ja nuk mund ta mbështet kështu”. 

Të ngjashme