Shala: Ministri Murati jo që nuk ndihmoi, por përkeqësoi edhe më shumë gjendjen e bizneseve në Kosovë

Prishtinë | 28 Tet 2024 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, kritikoi ministrin e Financave, Hekuran Murati, duke theksuar se ai nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet e dhëna gjatë fushatës.

‘’Është e vërtete që Qeveria gjegjësisht ministri i Financave nuk ka përmbajtur asnjë premtim të dhënë gjatë fushatës së tij apo edhe në vazhdim’’, tha Shala.

Shala u shpreh se qeveria ka dështuar të ofrojë zgjidhje për problemin e furnizimit me arkë fiskale, duke theksuar se situata është përkeqësuar në vend që të përmirësohet. Ai e akuzoi Muratin se, përveç dështimeve në rregullimin e tregut, ka rritur tatimin mbi pronat e bizneseve, duke e bërë më të vështirë për to të funksionojnë.

‘’Ai jo vetëm që nuk i ka ndihmuar bizneset me zgjidhjen e problemit të furnizimit me arka fiskale dhe ndryshimin e metodologjisë së furnizimit, por ai e ka përkeqësuar gjendjen e bizneseve duke rritur tatimin në pronë për bizneset’’, deklaron Shala per Frontonline

Shala theksoi se qeveria nuk ka bërë asnjë përpjekje reale për të krijuar një ambient më të favorshëm për bizneset dhe përfundoi duke thënë se qeveria aktuale e ka vështirësuar mënyrën e të bërit biznes

‘’Në esencë nuk është bërë asnjë përparësi reale që qytetarët ta gëzojnë dhe kjo qeveri e ka vështirësuar mënyrën e të bërit biznes dhe mënyrën e funksionimit të bizneseve’’, përfundon Shala.

Të ngjashme