Driton Gashi duhet të tërhiqet nga drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) në rast se ka akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, siç po raportohet nëpër medie. Kështu ka deklaruar për Gazetën Monitor Haxhi Shala, kryetar i komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së.
Shala ndonëse nuk është i informuar për telashet e Gashit me ligjit, deklaron se në një rast të tillë Gashi nëse të vërteta janë pretendimet në medie, duhet ta liroj rrugën.
“Besoj që ai është i njoftuar për detyrën që ka marrë dhe besoj që do ta kryej mirë këtë detyrë të drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës. Nëse ka aktakuza të ngritura për keqpërdorimi nuk është mirë të emërohet, dhe duhet të kthehet mbrapsht emërimi i tij”, ka theksuar Shala.
E nëse Gashi është i pastër ligjërisht atëherë Shala thekson se nga drejtori i ri pret të jetë në krye të detyrës pasi që siç ka thënë Shala “nga ai pritet shumë”.
Sot menjëherë pas publikimit se Gashi ka marrë këtë pozitë në medie ka qarkulluar një lajm se udhëheqësi i një prej divizioneve në MPB, Luan Ismajli, kishte bërë një kallëzim penal ndaj Driton Gashit, për keqpërdorim detyre, në maj të vitit 2016.