Lajmin për arrestimin e djalit të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Junikun, e kanë mohuar nga shtabi i kësaj partie në këtë komunë.
Zenun Shala, zëdhënës shef i shtabit të LDK-së në Junik, ka thënë se ky lajm është i rremë dhe nuk qëndron, dhe sipas tij e kanë shpërndarë aktivistë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Ne si shtab zgjedhor i LDK-së në Junik nuk kemi kësi informacioni, ky lajm është lajm i rremë, është bërë nëpër Facebook-at e aktivistëve të aleancës por si lajm nuk qëndron, ne nuk kemi kurrfarë informacioni për këtë ngjarje”, ka thënë Shala.
Ai u shpreh i sigurt që djali i kandidatit të tyre nuk e ka kërcënuar menaxheren e qendrës së votimit në këtë komunë.
“Jam shumë i sigurt që nuk ka ba kërcënim”, u shpreh ai.