Shala: Nga shtatori 2021 kemi hyrë në luftë hibride, Serbia mund të ndërhyj edhe më 2024

Prishtinë | 21 Nën 2023 | 22:08 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Drizan Shala, tha se Kosova që nga shtatori i vitit 2021 ka hyrë në një luftë hibride e cila sipas tij vazhdoi më 2022 dhe 2023 duke u plagosur edhe ushtarët e KFOR-it, raporton teve1.info

Në emisionin debatues “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Shala tha se Serbia do ta ruaj një moment të favorshëm për të ndërhyrë prapë në Kosovë gjatë vitit 2024, në mënyrë që ta paraqes Kosovën dhe Serbinë si vatra të krizës në Blalkan.

“Nga shtatori i 2021 kemi hyrë në një luftë hibride…Tensionet vazhduan gjatë 2022-ës, 2023-ës ku patëm edhe plagosjen e ushtarëve të KFOR-it, në pjesën veriore, siç e potencoi edhe Sekretari Stoltenberg, por njëkohësisht ishte edhe sulmi terrorist i strukturave dhe të kontraktuara privat me nëkrye Milan Radojiqiq. Radojiqiq ishte koka e aktivizimit taktik operacional të mbështetura nga Beogradi zyrtar sepse atij i është dhënë infrastruktura shtetërore në mbështetje, ndërsa personat të cilët ishin të involvuar në atë formacion ishin kontraktorët ushtarak privat sepse mënyra e të qëndruarit nga video-incizimet që janë parë, lëvizjet e tyre, përdorimi i mjeteve luftarake, lë të kuptohet që këta njerëz kanë pasur përvoja të caktuara ushtarake apo të sigurisë dhe në raste të caktuara, në rast se ajo situatë do kishte me qenë në favorin e palës serbe dhe ne nuk do kishim me parandaluar një veprim të tillë, atëherë pjesa mbështetëse e logjistike që ka qenë ushtria e Serbisë e cila ishte në gjendje gatishmërie nga ana e presidentit të Serbisë, ka pritur momentumin që të ndërhyj dhe të suportoj që çështjet mos të eskalojnë. Por rrodhi si rrodhi dhe ne fituam në fazën e parë të kësaj lufte hibride sepse kjo luftë hibridedo të duhet të nënkuptohet se jemi në fazën e dytë tanimë. Faza e dytë janë pikërisht këto taktizime që i bënë pala serbe në territorin e saj përmes dy platformave: platformën politike duke krijuar narrativën e caktuar që Serbia do të mbroj qytetarët serbë, Serbia do të ruaj të ardhmen, por Serbia do të pres momentumin për të ndërhyrë në një situatë të lakmueshme që mund të jetë 2024-ta sepse edhe republika serpska, edhe Kosova do të jenë vatra të krizës, sipas presidentit Vuçiq, dhe ai pretendon që BE do të ndryshoj konturat politike dhe atij t’i jepet mundësia që të avancoj”, tha Shala.

Të ngjashme