Endrit Shala, anëtari i NISMA-s Socialdemokrate, ka thënë se partia e tij duhet të shkojë e vetme në zgjedhje.
“Ky është mendim im personal, por organet e partisë akoma nuk e kanë marrë një vendim të tillë”, ka thënë Shala në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Ashtu siç edhe e dimë nga terreni, NISMA jo që është duke u rritur, por do të jetë befasie e këtyre zgjedhjeve”.
“NISMA e ka kandidatin për kryeministër, ai është Fatmir Limaj, i cili do të ishte i duhuri për drejtimin e qeverisë”.
“Ne nuk kemi premtuar shumë. Por çka kemi premtuar i kemi realizuar”.
Shala duke treguar se do të jetë kandidat për deputet, ka thënë se partia e tij s’ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik.