Deputeti nga partia Nisma Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se nuk mendon që vendi do të shkojnë në zgjedhje, por kurdo që të ndodhë kjo, partia të cilës i takon është e gatshme për një gjë të tillë.
Ai në emisionin Sytë 7 ka folur edhe për marrëdhëniet brenda koalicionit duke shtuar se nuk ka përplasje mes tyre, por ka qëndrime të ndryshme.
“Nuk ka përplasje brenda koalicionit por ka qëndrime të ndryshme rreth taksës dhe unë mendoj se është mirë që mendojmë ndryshe”.
“Unë kam dëgjuar nëpër media se takimi i delegacionit kosovar në Bruksel është mbajtur fshehtë. Por nuk ka pasur asgjë të fshehtë atje”.
“Ne asnjëherë nuk guxojmë të zhvillojmë takime të fshehta në Bruksel. Ata kanë qenë në vizitë në Bruksel për ta dërguar Platformën e cila është miratuar në Kuvend”.
“Punësimet partiake janë gjë normale, por nuk e besoj se ka punësime familjare. Nuk qëndrojnë këto. Ky është fjalor i deputetit Milaim Zeka”.
“Unë e di që Milaim Zeka është deputet i Nismës dhe ne ende nuk kemi një qëndrim nëse ai duhet larguar apo jo”.
“Paria nuk ka një qëndrim për largimin e Milaim Zekës nga NISMA apo anasjelltas”.
“Të gjitha partitë punojnë çdo ditë për ditën e zgjedhjeve. Sidomos partitë e vogla, ato çdoherë duhet të punojnë dhe ne jemi të gatshëm për zgjedhje”.
“Unë nuk besoj se tani vendi do të shkojë në zgjedhje. Mirëpo kurdo që zhvillohen zgjedhjet, partitë duhet të jenë të gatshme për këtë gjë”.