Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala ka thënë se institucionet e sigurisë në vend kanë zbatuar ligjin dhe kanë kryer punën me përgjegjësi gjatë aksionit në veri, raporton Ekonomia Online.
Shala i pyetur nga gazetarët se aksionin i sotëm “A ndërlidhet me raportimin e medieve se pas vendosjes së taksës 100% ka pasur kontrabandë në veri”?, nuk ka komentuar këto deklarata.
Ai ka shtuar se në momentin që ata do kenë informata për aktivitete joligjore, do marrin veprimet e duhura.
“Ashtu siç kam thënë edhe më herët, institucionet e Republikës së Kosovës, në këtë rast institucionet e sigurisë janë duke e kryer në mënyrë te jashtëzakonshme detyrën e tyre dhe në çdo moment që kemi informata për aktivitete joligjore në çdo pjesë të Kosovës do t’i marrim veprimet e duhura për të mbrojtur vendin, për të mbrojtur rendin dhe ligjin në Republikën e Kosovës”, u shpreh Shala.