Shala për dënimin e Mlladiq: Serbia mori mbi vete një ‘dënim a ndëshkim kolektiv’

????????????????????????????????????
Prishtinë | 10 Qer 2021 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Blerim Shala vlerëson së rikonfimirmi i dënimit me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiq i kontribuon rreshtimeve gjeo-politike të cilat ndodhin sipas tij në gjashtë vjetët e fundit në Ballkan.

Ai këtë e ka mbështetur me përkrahjen që Rusia ia bëri Serbisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që u mbajt të martën.

“Politika zyrtare e Serbisë mori mbi vete një ‘dënim a ndëshkim kolektiv’, për krimet e bëra  nga Mlladiq dhe Ushtria e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë, me trajtën se si u shfaq në  opinionin vendor, dhe si u shpreh në atë politikën ndërkombëtare (përfshirë këtu edhe një  Seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së)”, ka thënë ai më tutje në një opinion të tij, transmeton Klankosova.tv.

“Në përgjithësi, këto dy ditët e kaluara në politikën dhe në shoqërinë e Serbisë, dhanë lajme  të këqija, shumëkush mund të thotë, tashmë të ditura dhe të njohura, për rajonin,  Perëndimin në përgjithësi dhe Evropën (BE-në), në veçanti”.

Ai thekson se politika zyrtare e Serbisë nuk po arrin dot që të shkëputet një herë e përgjithmonë nga një  histori e rëndë dhe tragjike e cila, sipas tij, është shkaktuar thuaja kryekëput prej saj (të të kaluarën).

“E këtu, rasti apo shembulli i Kosovës është më i njohuri, më i vërtetuari, më i dëshmuari. Vështirë është, apo, të thuash e pamundur që të ndërtohen raporte dhe marrëdhënie të reja,  jo vetëm midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe midis popujve dhe shteteve të tjera të rajonit,  me një politikë të këtillë që kërkon të justifikojë dhe të arsyetojë edhe krimet të cilat  botërisht janë të njohura, dhe që i atribuohen Gjeneralit Mlladiq dhe Ushtrisë së tij”.

“Po aq vështirë (në mos edhe e pamundur) është që me një politikë të tillë që mbretëron sot  në Serbi, të ndodhë ai finalizimi i ndërmarrjes së rrumbullakësimit të hartës politike,  ekonomike të BE-së, dhe të hartës gjeo-politike të Perëndimit, me zgjerimin e BE-së me  gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor”.

Të ngjashme