Qytetarët nuk po i besojnë institucioneve të sigurisë, prandaj edhe po problemet ndërmjet tyre po i zgjidhin në mënyrën më të shkurtë, përmes vrajsve, i tha Ekonomia Online, Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë.
Sipas tij, lëndët nëpër gjykata duhet që te gjejnë zgjidhje sa më të shpejtë në mënyrë që qytetarët të kenë më të lehtë qasjen në drejtësi.
Madje ai shton se edhe Policia duhet të ndërmarrë një plan operacioanl për të parandaluar aktivitetet e tilla.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës, nuk ndihën të sigurt dhe nuk e kanë besimin dhe mbështetjen e institucioneve për t’i zgjedhur çështjet të tyre, prandaj e zgjedhin mënyrën më të shkurtë për t’i zgjedhur çështjet të cilat i kanë më vite të tëra”.
“…pra në këtë aspekt do të duhej që mekanizmi përkrahës qoftë ai i sigurisë i cili është i domosdoshëm në marrjen e masave, por ajo pjesa gjyqësore penale bëhet që procedimi sa ma shpejtë i lëndëve të cilët mund të kenë akte te kontestimuara në procese gjyqësore”.
“Në anën tjetër Policia e Kosovës duhet të ndërmerrte një plan më të gjerë operacional për të parandaluar aktivitete të tilla dhe të kemi kontrolle më të shpeshta në pikën të caktuara në rast që qytetarët kane armë të tyre ilegale të vihen para drejtësisë”.