Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala po qëndron në Roterdam të Holandës ku nesër do të jetë folëse kryesore në samitin evropian Nexus për paqe, filantropi dhe ndërmarrësi në të cilin marrin pjesë mbi 400 përfaqësues nga vende të ndryshme të Evropës.
Në panelin e veçantë me temën: Rëndësia e paqes në Evropë ; Rasti i Kosovës, i cili edhe shënon hapjen zyrtare të samitit, Shala do të flas gjerësisht për detajet që e quan Kosovën drejtë konfliktit me Serbinë, se ne çfarë situate gjendej Kosova në kohën e luftës, si e përjetoj gjenerata e saj gjithë ngjarjen tragjike, cila është gjendja aktuale e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, cili është progresi që është bërë për këto viktima 20 vite pas luftës, se cilat janë mënyrat që Kosova po punon për të ruajtur paqen brenda kufijve të saj, si mund të jetë Kosova shembull për vende të tjera evropiane dhe disa çështje të tjera.
Paneli do të drejtohet nga themeluesja e rrjetit global “Nexus” znj. Rachel Gerol dhe ndër të tjera Ambasadorja Shala do tu përgjigjet edhe pyetjeve nga publiku.
Gjatë diskutimit ajo do të shpalos edhe rolin e shoqërisë civile të Kosovës në krijimin dhe ruajtjen e paqes në vend dhe rolin e saj në këtë fushë si Ambasadorja e parë e Vullnetit të Mirë për Kosovën.
Vizitnë e saj në Holandë pas samitit, Shala do ta vazhdoj në Hagë ku do të pritet për vizitë në Ambasadën e Kosovës atje, nga vet Ambasadori Lirim Greicevci.