Shefi i deputetëve të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se deputetët e Nismës do të votojnë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.
Ai ka thënë se kjo qeveri do të mbahet mend si qeveria më jetëshkurtër. Shala ka theksuar se sot Kosovës po ballafaqohet me dy viruse, Coronavirusin dhe virusin e ashtuquajtur koalicioni i shpresës, për të cilin ka thënë se po ikën sot.
“Kjo qeveri do të mbahet mend si qeveria më jetëshkurtër. Kuvendi i Kosovës sot do t’i jap epilogun e vet”.