Shala takohet me homologun maqedonas, pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 09:54 | Nga Norë Kelmendi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka pritur në takim ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë Veriore, Kreshnik Bekteshi, raporton Ekonomia Online.

Gjatë këtij takimi pritet të nënshkruhen disa marrëveshje në kuadër të dy ministrive, derisa pas takimit do ketë konferencë për medie.

Ky takim vjen vetëm katër ditë pasi Kosova vendosi masa reciprociteti ndaj mjaltit dhe patateve të Maqedonisë Veriore, për shkak se kjo e fundit është duke aplikuar barriera tarifore ndaj produkteve të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme