Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Ferat Shala ka njoftuar se së bashku me kandidatë tjerë për deputet dhe me anëtarët e strukturave qendrore të PDK-së janë mbledhur në Komoran, për të shprehur mbështetjen për kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza.
Shala thotë se “vetëm me përkushtim dhe lidership të fortë mund t’i japim fund stagnimit dhe ta kthejmë Kosovën në rrugën e zhvillimit”.
Postimi i plotë:
U bashkuam në Komoran me kandidatët për deputetë e me anëtarët e strukturave qendrore të PDK-së për të shprehur mbështetjen dhe unitetin për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën.
Para mbështetësve të PDK-së, mesazhi im ishte i qartë dhe i drejtpërdrejt – vetëm me përkushtim dhe lidership të fortë mund t’i japim fund stagnimit dhe ta kthejmë Kosovën në rrugën e zhvillimit.
Kosova meriton më mirë.