Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala ka vizituar kompaninë “M-Technologie” në fshatin Lebanë të komunës së Prishtinës.
Me këtë rast Shala bashkë me kabinetin e tij dhe drejtorin e kësaj kompanie, Rrustem Pacolli, panë nga afër të gjithë punën që kryen kjo kompani.
Pas kësaj vizite brenda objektit Shala i dha mirënjohje drejtorit të kësaj kompanie duke i dhuruar mbështetje maksimale.
“Një kompani e cila edhe ju vet e patë punon me standarde evropiane. Një kompani e mirënjohur, një prodhues ku mbi 75% e produkte të cilat i prodhon i ka për eksport. Njëkohësisht unë si ministër i Tregtisë dhe Industrisë kompanisë në fjalë pronarit në emër të ministrisë i kam dhënë mirënjohje për kontributin që kompania në fjalë është duke e bë për zhvillimin e vendit tonë rritjen e zhvillimit e njëkohësisht edhe rritjen e eksportit. unë dua ti sigurojë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës edhe njëherë edhe drejtuesit e kësaj kompanie që qeveria e Republikës së Kosovës”, tha Shala.
Shala shtoi se ministria që ai drejtoj do të iu dalë në ndihmë prodhuesve vendorë, sipas tij, MTI do të jetë avokat i bizneseve të Kosovës.
“MTI do të jetë e përkushtuar në ndihmë të prodhimit vendorë, unë ju siguroj që MTI do të jetë avokati i bizneseve të Kosovës me qëllim që ta ndihmojmë prodhuesin ta rrit prodhimin e vet dhe njëkohësisht qe prodhimet tona ta kenë çdo herë një kualitet ma të lartë ashtu si i pamë kualitet e kompanisë M-Technologie”, shtoi Shala, raporton EO.
Ndërsa drejtori i kompanisë “M-Techologie”, Rrustem Pacolli u shpreh falënderues nga ministrit Shala dhe përkrahjen që iu jep prodhuesve vendorë.
“Falënderojmë ministrin Shala për viziten dhe përkrahjen e përafërt te na dhe shpresojë që gjatë takimit kërkesat tona me mbështetjen e tyre do të lehtësojnë sadopak prodhimin. Në mënyrë që të jem konkurrent edhe në regjion kështu që besojë së do gjejmë gjuhë të përbashkët edhe në atë pjesë”, tha Pacolli.