Shala viziton shtëpinë muze “Masakra e Poklekut”: Dora e zezë masakroi 53 fshatarë dhe i dogji kufomat

Prishtinë | 15 Jan 2025 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka vizituar shtëpinë muze “Masakra e Poklekut”.

Ai ndezi qirinj para shtëpisë muze, për të kujtuar Ditën e Gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, shkruan Ekonomia Online.

“Në shtëpinë muze “Masakra e Poklekut” edhe muret flasin, duke treguar për dhimbjen e madhe dhe mallin e pashuar për ata që na i morën me dhunë. Nuk u mjaftuan me masakrimin e 53 fshatarëve të Poklekut të Vjetër, anëtarë të familjeve Muçolli, Çaraku dhe Elshani, por, në përpjekje për të fshehur krimin e tyre, dogjën kufomat e viktimave. Dora e zezë e këtij krimi nuk kurseu as fëmijët në djep, as pleqtë që nuk mund të ecnin më”, ka deklaruar Shala.

Sipas tij, kjo shtëpi muze u bë monument i dhimbjes sonë kolektive dhe një rikujtim i vazhdueshëm se liria jonë është fituar me gjakun e qytetarëve të pafajshëm.

Të ngjashme