Në Komisionin Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës ka raportuar, Ylber Shamolli, drejtor i kompanisë “Eurokos”, raporton Ekonomia Online.
Kryesuesja e Komisionit, Eliza Hoxha ka konstatuar se ky operator është i vetmi me leje mjedisore, ajo më pas ka kërkuar detaje për procesin e punës.
Shamolli nga kompania “Eurokos”, tha se kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuar sipas procedurave.
“Komplet procedurat i kemi ndjekur siç janë të parapara. Ka pasur sfida, por kemi kaluar mirë. Garantoj me plotë përgjegjësi që puna jonë është kryer pa pikë korrupsioni. Ka qenë proces që ka plotësuar të gjitha kërkesat”.
I pyetur nga Hoxha se sa hidrocentrale ka, Shamolli ka thënë se ka 5 hidocentrale dhe se për hidrocentralin më të madh me 10 megavat në Ibër-Lepenc ka leje mjedisore.
Deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri ka pyetur nëse vonesa në fillimin e punës a iu ka shkaktuar humbje.
Shamolli ka thënë se po pikërisht për këtë investitori nga Zvicra është tërhequr dhe kemi pasur humbje.
Lejen mjedisore për hidrocentralet kur e keni marr dhe deri kur e keni ka pyetur deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.
“Sa i përket lejeve mjedisore të hidrocentraleve sipas ligjit nuk ka nevojë për pajisje të atyre që janë deri në 5 megavat. Kurse sa i përket lejes për Ibër-Lepenc kemi aplikuar 1 muaj para fillimit të punës dhe jemi pajisur 1 vit e gjysmë më vonë. Leja mjedisore lëshohet për 5 vjet”.
Çka mendoni se ju dallon juve që keni marrë si i vetmi leje mjedisore për hidrocentralin Ibër-Lepnc ka pyetur deputeti i VV-së, Artan Abrashi, raporton EO.
“Dallojmë sepse kemi qenë të hapur me komunitetin dhe i kemi trajtuar problemet e tyre”.
Abrashi ka pyetur poashtu nëse Shamolli ka pasur afërsi me parti politike.
“Atë minutë që politika është bërë pjesë e hidrocentraleve ka pasur probleme dhe kanë mbetur pa leje kompanitë”.