Ajo habiti të gjithë kur nuk ia doli të bëhej pjesë e eventit të “Victoria’s Secret” në Paris, por Shanina Shaik është sërish në qendër të vëmendjes.
Arsyeje për këtë është fakti se modelja australiane është përfshirë në fushatën më të re të kompanisë së të brendshmeve “Love and Lemons”.
25-vjeçarja duket shumë joshëse me bikini duke treguar se është në formë shumë të mirë.
Shanina ka marrë pjesë ne eventet e “Victoria’s Secret” në vitin 2013, 2014 dhe 2015, prandaj mungesa e saj është ndjerë këtë vit në spektaklin e Parisit.