Shantazh dhe torturë: Si Irani detyroi futbollistët e Iranit ta këndojnë himnin

Prishtinë | 29 Nën 2022 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Sipas Sam Kiley të CNN, familjarët e futbollistëve që luajnë për Iranin në Botëror janë kërcënuar me burgim dhe tortura nëse nuk respektojnë himnin e tyre gjatë ndeshjes kundër SHBA

Sipas një raporti të fundit nga CNN, anëtarët e familjeve të futbollistëve të Iranit në Botëror janë shantazhuar dhe kërcënuar me burgosje të mundshme dhe tortura nëse skuadra dështon për t’u “sjellë mirë” në ndeshjen e tyre të fundit në grupe kundër SHBA që zhvillohet sonte (e martë).

Skuadra e Iranit zemëroi qeverinë e saj kur protestojë gjatë himnit

Protesta e Iranit në ndeshjen e tyre të parë kundër Anglisë, e cila ishte delikate por që fliste shumë, kishte të bënte me refuzimin për të kënduar himnin kombëtar të vendit. Një kontrast i fortë me skuadrën e Anglisë, të cilët shqiptuan çdo fjalë të himnit “Zot shpëtoje Mbretëreshën”, në stadiumin Khalifa në Katar.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=gazetaexpress&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOlsibGlua3RyLmVlIiwidHIuZWUiLCJ0ZXJyYS5jb20uYnIiLCJ3d3cubGlua3RyLmVlIiwid3d3LnRyLmVlIiwid3d3LnRlcnJhLmNvbS5iciJdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdGltZWxpbmVfMTIwMzQiOnsiYnVja2V0IjoidHJlYXRtZW50IiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9lZGl0X2JhY2tlbmQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3JlZnNyY19zZXNzaW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19jaGluX3BpbGxzXzE0NzQxIjp7ImJ1Y2tldCI6ImNvbG9yX2ljb25zIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2Vuc2l0aXZlX21lZGlhX2ludGVyc3RpdGlhbF8xMzk2MyI6eyJidWNrZXQiOiJpbnRlcnN0aXRpYWwiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2V4cGVyaW1lbnRzX2Nvb2tpZV9leHBpcmF0aW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6MTIwOTYwMCwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2hvd19ibHVlX3ZlcmlmaWVkX2JhZGdlIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9lZGl0X2Zyb250ZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH19&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1594678140131020806&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fshantazh-dhe-torture-si-irani-detyroi-futbollistet-e-iranit-ta-kendojne-himnin%2F&sessionId=c6145c7fad72ce13b9d0c0f6b127d8243ff653d5&siteScreenName=gazetaexpress&theme=light&widgetsVersion=a3525f077c700%3A1667415560940&width=550px

Një burim i sigurisë së CNN ka thënë që futbollistët e Iranit janë telefonuar pas kësaj ndeshje nga anëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit.

Sipas këtij burimi, ata janë informuar që familjarët e tyre do të përballën me dhunë dhe turtura “nëse nuk e këndojnë humbin apo i bashkohen çfarëdo proteste kundër regjimit të Teheranit.

Futbollistët u dorëzuan ndaj këtyre kërcënimeve në përballje me Wales

Kërcënimet funksionuan qartë pasi që të gjithë lojtarët e Iranit që luajtën në fitoren kundër Walesit në ndeshjen e radhës e kënduan himnin e tyre. Një ngjarje e cila, jo befasuese në vete, do të ndodh përsëri ku vendi nga Lindja e Mesme do të luan ndeshjen kundër SHBA gjatë ditës së sotme.

Irani, i cili ndodhet përtej Gjirit Persik nga Katari, kishte lehtësi për të dërguar agjent qeveritar në Katar gjatë Botërorit. “Ka një numër të madh të oficerëve të sigurisë në katar që janë duke mbledhur të dhëna dhe po monitorojnë futbollistët”, tha ky burim për CNN.

Akteret që mbështesin regjimin iranian do të jenë kundër SHBA në këtë ndeshje

Jo vetëm kaq, por më sa duket një kontingjent i madh akteresh janë dërguar në ngjarjen më të madhe sportive në botë si mbështetës të regjimit në ndeshjen kundër Wales. Do të këtë edhe më shumë të tillë në ndeshjen që SHBA do ta zhvillojë kundër Iranit në Doha, konkretisht në stadiumin “Al Thumama”.

“Në ndeshjen e fundit kundër Wales, regjimi kishte dërguar qindra mbështetës për të krijuar një mbështetje të rreme në mesin e tifozëve. Për ndeshjen e radhës kundër SHBA, regjimi planifikon të rrisë numrin e këtyre aktreve në mijëra”. 

Të ngjashme