Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Shaqir Hetimi ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet e 7 qershorit.
Hetemi përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sot po flitet shumë se veriu është çliruar dhe jeta është kthyer në normalit, por se të vërtetën reale e dinë vetëm ata që jetojnë ën veri.
Postimi i tij i plotë:
Shaqir Hetemi — Zëri i Veriut në Kuvend!
Jam Shaqir Hetemi, banor i Bistricës së Shalës, Komuna e Leposaviqit. Jetoj dhe veproj në këto troje — nuk flas për veriun nga Prishtina, por nga mesi i popullit tim.
Master në Integrime Evropiane dhe Politikat e BE-së, Kryetar i Degës së PDK-së në Leposaviq — por mbi të gjitha, jam bir i kësaj treve që ka përjetuar çdo vështirësi, dhe çdo padrejtësi bashkë me ju.
I di hallet tuaja — jo nga raporte dhe statistika, por sepse i kam jetuar vetë. I njoh pasojat e bandave kriminale që kanë terrorizuar veriun. I njoh kushtet reale në të cilat jetoni ju, familjet tuaja, fëmijët tuaj.
Pa vende pune, pa grante në bujqesi si pasoj e çeshtjeve administrative,
pa shendetesi, transport publik, çerdhe , e mesim cilesor.
Kërkoj mbështetjen tuaj që të kemi edhe ne një ulese ne Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sot po flitet shumë se veriu është “çliruar” dhe jeta është kthyer në normalitet. Por të vërteten reale nuk e di askush më mirë se ne — banorët e këtyre trojeve. Dhe ajo e vërtetë duhet të dëgjohet në Kuvend!
Ne pa mundësi që të ju takoj të gjithëve, unë kerkoj nga çdo familje anë e mbanë Kosovës, që është votuse e Partis Demokratike të Kosovës, që përmes votave të tyre të ma mundësoj ulesen në Kuvend, sepse votat e veriut nuk mjaftojn në këtë garë.
Unë do të jem zëri juaj — i sinqertë, i guximshëm dhe nga terreni!
#BedriHamzaKryeminister 1
#pdk125
#stopkrizes
🗳️ Votoni nr. 106 — Shaqir Hetemi — PDK!