Shaqir Palushi, drejtues i Fondacionit “Golden Eagle” është nderuar me mirënjohje për bamirësi. Çmimi mban emrin e “Shën Terezës”.
“Të gjithë ne duam të jetojmë në një vend të rrethuar nga njerëz të lumtur e jo të rrethuar nga mjerimi. Prandaj ky ishte motivi që kemi krijuar ‘Fondacionin Golden Eagle’, për të qenë afër njerëzve në nevojë, ka shkruan Palushi, në faqen e tij në Facebook.
Palushi gjithashtu ka njoftuar se Fondacioni Golden Eagle do të renovojë zyrat e Shoqatës së Shurdhmemecëve në Suharekë, raporton Ekonomia Online.