Xherdan Shaqiri pritet të përfundojë në MLS.
Ylli zviceran, Xherdan Shaqiri mund të largohet nga skuadra e Olympique Lyon qysh në fund të këtij sezoni.
Fabrizio Romano raporton për një interesim të Chicago Fire për shërbimet e Shaqirit, përcjell lajmi.net.
Negociatat janë konfirmuar tashmë dhe thuhet se procesi llogaritet i avancuar.
Kanë mbetur disa detaje të kontratës për t’u finalizuar sa i përket termeve personale dhe marrëveshja do të finalizohet.
Çështja e finalizimit të marrëveshjes është tashmë çështje kohe.