Shaqiri e bën për ‘pesë pare’ Mourinhon

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli e mposhti mbrëmë Manchester Unitedin në kuadër të Premierligës.

Liverpool fitoi 3 me 1 ndaj Manchester United, falë dy golave të Xherdan Shaqirit.

Jose Mourinho kishte tentuar ta transferonte në verën e kaluar anësorin kosovar, por që pastaj hoqi dorë nga ai, përcjell “lajmi.net”.

Shaqiri e bëri mbrëmë portugezin që të pendohej për mostransferimin e tij, pasi shënoi dy golat e fitores.

Një tjetër lojtar që e kishte kërkuar Mourinho është ehde Fabinho, që mbrëmë pati një paraqitje të shkëlqyer.

Kujtojmë se Shaqiri u transferua në këtë verë që shkoi te Liverpool nga Stoke City për 13 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme