Dy momente të mëdha i kishte Xherdan Shaqiri në verën e këtij viti.
Ai shënoi golin e fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në botëror e po ashtu u transferua te Liverpooli, gjiganti anglez i futbollit dhe finalisti i Ligës së Kampionëve nga edicioni i kaluar.
Por ylli shqiptar i futbollit ka pasur edhe plot sprova gjatë kësaj vere. Me ndeshjen e së shtunës ka dëshmuar se ato i ka kaluar me plot sukses.
Liverpooli të shtunën fitoi 3:0 ndaj Southamptonit, në kuadër të xhiros së gjashtë të Premier Leagues së Anglisë.
Për Liverpoolin ishte fitorja e gjashtë në po aq ndeshje dhe prin i vetëm në klasifikim me 18 pikë, dy më tepër se Manchester City e Chelsea.