Zvicra është duke demoluar Bullgarinë në udhëtim me rezultat 3:0 në pjesën e parë.
Paraqitje fantastike në këtë 45 minutësh pati anësori shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili dha dy asiste.
Fillimisht, Embolo realizoi golin e parë të takimit, ndërsa futbollisti i Liverpoolit asistoi për Seferovicin në minutën e 10-të dhe Zuberin tre minuta më vonë.
Ndeshja po zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.