Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri do të udhëtojnë në Serbi për t’u përballur me Bjellorusinë. Tre futbollistët janë ftuar nga selektori i Zvicrës, Murat Yakin, për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”, atë kundër Bjellorusisë dhe Izraelit.
Zvicra më 25 mars e luan në Novi Sad ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024 kundër Bjellorusisë. Bjellorusia është nikoqire në Novi Sad, pasi nuk lejohet të organizojë ndeshjet në territorin e saj për shkak të përfshirjes në pushtimin rus të Ukrainës. Kjo ndeshje i takon grupit të eliminatoreve për “Euro 2024”.
Në grup me Zvicrën e Bjellorusinë janë edhe Kosova, Izraeli dhe Andorra.
Aufgebot / Sélection / Convocazione
— ?? Nati (@nati_sfv_asf) March 16, 2023
?? ???
? 25.3 ? 18:00
?️ Novi Sad/SRB
??? ??
? 28.3 ? 20:45
?️ Stade de Genève
?️ https://t.co/LvDlnGCOl1 pic.twitter.com/2x4cbsIdy7