Sharr Travel demanton lajmet për përfshirje në fushata politike

Prishtinë | 11 Tet 2025 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e njohur e udhëtimeve Sharr Travel ka reaguar përmes një demantimi zyrtar, pas publikimit të disa lajmeve nga media të ndryshme që, sipas tyre, kanë keqpërdorur fotografinë e autobusëve të kompanisë duke i lidhur me fushata zgjedhore të partive politike.

Në reagimin e tyre, Sharr Travel thekson se autobusët e kompanisë nuk janë pjesë e asnjë subjekti politik dhe nuk marrin pjesë në asnjë aktivitet partiak.

“Ne vazhdojmë punën tonë të rregullt me udhëtime turistike dhe linjat tona të përditshme, duke ofruar shërbime për të gjithë qytetarët pa dallim. Sharr Travel mbetet një agjenci e pavarur dhe profesionale, në shërbim të të gjithë klientëve tanë brenda dhe jashtë Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kompania ka ftuar qytetarët dhe mediat që për çdo informacion zyrtar të kontaktojnë vetëm përmes kanaleve të saj të komunikimit:
📞 044 / 049 610 015
✉️ [email protected]

Të ngjashme