Kompania turistike ”Sharr Travel” sonte në Tiranë është vlerësuar me çmimin si Agjencia më e mirë turistike mbarëshqiptare. Ky organizim për herë të parë në Shqipëri është organizuar nga Albanian Excellence dhe Travel Magazine Balkans.
Kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu ia ndau çmimin drejtorit të kësaj agjencie, Ruzhdi Kurtishajt.
E, Kurtishaj falënderoi për besimin që qytetarët i kanë dhënë ndër vite agjencisë ”Sharr Travel”.
“I nderuar të pranoj çmimin e veçante ‘Agjencia më e mirë turistike mbarëshqiptare 2023’ nga Kryetari i Bashkisë së Lezhës , njëkohësisht mik shumë i mirë i imi dhe gjithë qytetarëve të Kosovës z. Pjerin Ndreu!
Ky çmim është i të gjithë qytetarëve qe besuan në shtëpinë e përbashkët Sharr Travel. Falenderoj veçmas secilin nga ju per besimin e dhënë ndër vite!“, shkruan Kurtishaj.
Ai ka ka falënderuar qytetarëve tē Kosovës që i kanë besuar dhe udhëtojnë me “Sharr Travel”.