Ish-kandidati i Vetëvendosjes që ra në vëmendjen publike pas sharjeve të rënda me “nënë” dhe “robë” në drejtim të kundërshtarëve politikë të partisë së tij, ka bërë një postim absolutisht të papranueshëm.
Në kohën kur Kosova po dergjet nga pandemia Covid-19 dhe po bëhet thirrje për vaksinim masiv, Shartari ka deklaruar se “nuk ka mbrojtje nga vaksina” derisa iu ka dhënë zë teorive konspirave të “chipit” që është bërë “për zhdukjen e njerëzimit.
“O s’ju mbronë vaksina, njerëzit po vdesin edhe me vaksinë. Radhën e ka çipi deri në zhdukjen en jerëzimit nga Billi, Sorosi etj”, ka deklaruar ai.
Në një koment të mëposhtëm, ai mbron Qeverinë e Kosovës duke thënë se “Me këtë punë s’ka t’baj Qeveria, ka t’baj Amerika që i konvenon”.