Shasha: Qëllimet e Rusisë dhe Serbisë janë një, duan ribërjen e hartës së kufijve të Evropës

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i institutit “Epik”, Demush Shasha ka thënë se Rusia dhe Serbia kanë qëllimet e njëjta dhe se këto dy shtete po duan ribërjen e hartës së kufijve të Evropës,

Shasha në një postim në Facebook, ka përmendur disa raste kur Rusia dhe Serbia kanë kontestuar integritetin territorial të disa shteteve.

“Rusia konteston integritetin territorial të Ukrainës.Serbia konteston integritetin territorial të Kosovës.Rusia kontrollon një pjesë të territorit Ukrainës.Serbia kontrollon një pjesë të territorit Kosovës. Rusia dëshiron autonomi për një pjesë territorit të Ukrainës. Serbia dëshiron autonomi për një pjesë territorit të Kosovës”, ka thënë ai.

Në shkrimin e bërë, Shasha thotë se qëllimet e Rusisë dhe Serbisë janë një.

“Cenimi i integritetit territorial të vendeve sovrane me qellim të krijimit të precedentëve të cilat do janë themelet e rishkruarjes së hartës së kufijve të Evropës. Një shteg drejt rilindjes së Bashkimit Sovjetik modern dhe Serbisë së Madhe”, thotë mes tjerash ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme